Procesi i Berlinit, ambasadori gjerman: Ka një plan franko-gjerman për Anëtarësimin e Ballkanit

Gjermania tanimë e ka objektiv strategjik anëtarësimin e vendeve të ballkanit perëndimor në Bashkimin Europian, ndërsa një plan franko-gjerman mund të përshpejtojë rrugën e rajonit drejt unionin.

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri tha se vendi i tij është I qartë se rruga për në evropë për disa vende të ballkanit është zgjatur shunmë.

"Si pjesë e strategjisë së re të sigurisë rajonale të Gjermanisë, përmendet shprehimisht anëtarësimi I vendeve të ballkanit perëndimor si një objektiv strategjik, do ta ritheksoja, synim strategjik"

Ka një dokument franko-gjerman, me disa propozime praktike për reformat ë brendshme të BE-së, ne mendojmë se situate në BE e ka zgjatur për disa vende shumë procëesin e anëtarësimin e disa vendeve, besoj se do të ketë një ftesë për një konferencë në Berlin shumë shpejtë, për të diskutuar për këtë gjë.

Teksa jemi nën ethet e anëtaësimit, pak javë para se liderët e Evropës të Mblidhen në Tiranë në samitin e Procesit të Berlinit, Presidentja e Parlamentit Europian Ursula Von Der Leyen mund të surprizojë .

Soreka: Nuk do të zbuloj çfarë do të thotë Presidentja Ursula Von Der Leyen disa javë më vonë këtu, sepse do të rrezikoja karrierën time!

Ekspertët e mbledhur rreth një tryeze më përfaqësues të lartë në Tiranë ranë dakord në një pikë, mungesën e rezultateve madhore të pritshme të procesit të Berlinit në 10 vite!