Plaku godet me shkopin e drurit bashkëshorten, ndërron jetë 80-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Përmet ku një 80-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes me shkop nga bashkëshorti i saj.

Përmet/ Informacion paraprak.

Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve  L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa  jetë  dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe.

Menjëherë  në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri),  nga bashkëshorti i saj  shtetasi L.P,  banues në fshatin Pëllumbarë.

Shërbimet e Policisë kanë  shoqëruar  në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.