Konsumoi sasi ilaçesh në varrezat e qytetit të Ballshit, ndërron jetë 60-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2023, 19:51
Një 60 vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar sasi medikamentesh mjekësore në varrezat e qytetit të Ballshit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Mallakatër/Informacion paraprak
Në varrezat e qytetit të Ballshit, shtetasi P. J., 60 vjeç, dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh mjekësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.