E rëndë në Lezhë, polici vetëvritet me armën e shërbimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2023, 18:53
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku një efektiv policie është vetëvrarë. Polici, Gj,L., dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit.
Ai është gjetur i vdekur në banesën e rij në fshatin Spiten të Lezhës.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe arsyeja që e çoi policin të marrë këtë akt.
