Cilësia e ndërtimit, Beqaj: Kompanitë të përdorin materialet e duhura
Zjarri i rënë në një pallat në kryeqytet na mësoi që inxhinierët dhe arkitektët duhet të jenë të kujdesshëm në zgjedhjet e materialeve të ndërtimit.
Për Gëzim Beqajn cilësia bën dallimin për të mos përsëritur të njëtën ngjarje. Për këtë ai kërkon që kompanitë të përdorin materialet e duhura.
"Një projektues do ti referohet një norme. Brenda normës përcaktohet se çfarë materialesh do vendoset. Normat në inxhnieri janë ligj", tha Beqja.
Dyshimet kryesore të përhapjes së zjarrit janë te përbërja e fasadës, pasi nëse do të ishte brenda standardeve do të ishte izoluar shpejt. Për këtë ai ilustron dhe disa mostra të cilave edhe pse i vendosim flakën ato fiken vetvetiu.
"Materiali po vetshuhet. Ky nuk e transmeton nxhetësinë". Por një tjetër siguri për banorët duhet të jenë edhe daljet emergjente.
"Këto janë detyrime, kushte teknike në ndërtim".
Të enjten në mesditë një zjarr i rënë në katin e nëntë të pallatit përfshiu thuajse të gjithë fasadën, madje duke djegur edhe disa apartamente në katin e pestë. Dyshimet janë se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, por ekspertiza ende nuk ka një konkluzion.
