Digjet kamioni në autostradën Fier-Vlorë, shpëton shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2023, 17:21
Një kamion është djegur totalisht, ndërsa rimorkiot kanë arritur të shpëtohen në aksin Fier-Vlorë. Shoferi ka arritur të shpëtojë.
Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë arritur të shpëtojnë pjesën tjetër të mjetit.
Dyshohet se zjarri ka ndodhur për shkak të shkëndijës elektrike.
