Këshilltarët e etikës në administratat publike, pritet të hartohet një legjislacion i posaçëm
Sjelljet e punonjësve të administratës publike, duke nisur që nga mënyra e veshjes apo edhe fjalori i përdorur do të monitorohen nga këshilltarë të posaçëm për integritetin dhe etikën.
Për këtë qëllim pritet të hartohet një legjislacion i posaçëm si dhe do të angazhohet një personel që do të ketë pikërisht detyrën e ruajtjes së etikës.
Afati për angazhimin e tyre do të jetë në vitin 2024 sipas kësaj strategjie të publikuar për konsultim publik.
Përveç këshilltarëve, në çdo institucion do të kryhet gjithashtu edhe një program trajnimi për çështjet kryesore të etikës tek punonjësit. Të gjitha këto hapa do të administrohen nga DAP.
Ndërkohë shërbimet e reja në E-Albania dhe rritja e kapaciteteve të portalit shtetëror onlinë është një tjetër prioritet I DAP. Në fushën e biznesit sipas projektligjit parashikohet dhe reagimi online i qytetarëve për shërbimet e marra nga bizneset por jo vetëm.
Ndërkohë afati për arritjen e përmirësimit të shërbimeve në E-Albania do të kalojnë në dy faza, e para deri në vitin 2024 dhe e dyta në vitin 2026.
