Gjykata lë në burg 58 nga 61 të arrestuarit e drogës në shkolla. Gazetari zbardh "tempullin" e përgjimeve

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit me burg për 58 nga 61 të arrestuarit e tre ditëve më parë në megaoperacionin "Tempulli" ku u prangosën 233 persona dhe u goditën 23 grupe kriminale në rrethe.

Për tre të tjerët gjykata vendosi masën e detyrimit me paraqitje, ndërkaq në studion e lajmeve gazetari Edison Vatnikaj zbërtheu përgjimet e këtij operacioni.

Ai tha se ky operacion është hetuar për gati 6 muaj vetëm në Tiranë dhe më pas është shtrirë eddhe në rrethet ku janë bërë goditjet e tjera nga ana e policisë.