E rëndë në Ksamil, gjendet i pajetë një 37-vjeçar në dhomën e hotelit, dyshohet se është vetëvarur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2023, 15:19
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Ksamil.
Në dhomën e një hoteli është gjetur i vetëvarur një 37-vjeçar, ku sipas burimeve policore dyshohet se është vetëvarur.
Sot, rreth orës 10:45, në Ksamil, shtetasi L. P., 37 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se është vetëvarur, në dhomën e hotelit ku qëndronte. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
