Asgjësohen 10 mijë bimë kanabis në Velipojë, pezullohen nga detyra 4 drejtues të komisariatit të policisë

10 mijë e 920 rrënjë kanabisi janë zbuluar të enjten në zonën e Velipojës dhe të Dajçit në Shkodër. Për një nga sasitë më të mëdha të lëndës narkotike të zbuluar janë shoqëruar disa persona por duuket se ende nuk ka emra që të jenë përgjegjës për drogën e kultivuar

Megjithatë masa janë marrë për katër drejtues të komisariatit të policisë së Velipojës. Nënkomisar P. P., shef i Stacionit të Policisë Velipojë, A. Ç., specialist i njësisë “Shqiponja”, A. Xh., specialist për hetimin e krimeve dhe  Inspektor i parë A. T. janë pezulluar nga detyra, sipas deklaratës ata kishin detyrën të mbanin nën kontroll territorin.

10 920 bimët e dyshuara narkotike kannabis sativa thuhet se u dogjën në vend ndërsa një pjesë u morën në cilësinë e provës. Një pjesë e tyre janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar nëpërmjet djegies.     

Më tej në deklaratë thuhet se kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, dhe po punohet për dokumentimin me prova ligjore të veprimtarisë kriminale të tyre.