Dhunohen dy të mitura në Tiranë, prindërit denoncojnë në polici 4 bashkëmoshataret e tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2023, 12:07
Dy vajza të mitura janë dhunuar në Tiranë ndërsa kanë qenë prindërit e saj që kanë bërë denoncimin në polici. Shtetasit G. P dhe E.P kanë kallëzuar se dy vajzat e tyre të mitura, dyshohet se janë dhunuar nga 4 bashkëmoshataret e tyre.
Njoftimi
Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 janë paraqitur shtetasit G. P., dhe 55 vjeç, dhe E. P., 48 vjeçe, të dy banues në Tiranë, të cilët kanë kallëzuar se dy vajzat e tyre të mitura, dyshohet se janë dhunuar nga 4 bashkëmoshataret e tyre.
Materialet në lidhje me këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim.

