Parashikimi i motit për këtë të shtunë/ Ja si do jetë koha edhe në Kosovë dhe në RMV, kthjellime dhe temperatura deri në ...

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alternime vranësirash kalimtare. Vranësirat do të jenë më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe afatshkurtra.

Në mënyrë tepër të izoluar dhe në relievet e larta malore reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8m/sek.

Temperaturat parashikohen:

Parashikimi i motit për këtë të shtunë/ Ja si do

Kosova

Orët e paradites; në Republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe temperaturave të larta në pjesën më të madhe të territorit.

Por pasditja do të sjellë kalim të vranësirave, kryesisht në zonat Veri-Veriperëndimore duke rrezikuar momente me pika shiu; situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje KU vranësirat do të largohen nga i gjithë territori i Kosovës. Përsa i përket, parametrit të erës herë pas here do të jetë deri në 40 km/h.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV në pjesën më të madhe të territorit paraqitet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme; kjo do të bëjë që orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta por pasditja do të sjellë grumbullim të vranësirave ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat qendrore duke gjeneruar reshje të pakta shiu.

Parashikohet që temperaturat e ajrit të jenë vijojnë relativisht të larta. Ndërsa; parametri i Erës paraqitet hera – herës, problematik duke bërë që në momente të vecanta Era të arrijë deri 45 km/h.

Europa

Europa Veriore dhe ajo Lindore do të paraqiten nën mbizotërimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të dendura të shiut; si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare mbi këto rajone. Po ashtu; Europa Qendrore si edhe ishujt Britanikë do të dominohen nga vranësira dhe rrebeshe shiu duke krijuar probleme në shumë zonat të Europës Qendrore, kryesisht në Zvicër, Holandë dhe Belgjikë. Ndërsa Brigjet e Detit të zi si edhe brigjet e Detit Egje do të jenë nën ndikimin e motit kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta.