Virozat e stinës, Tomini: Janë të ngjashme me ato të Covidit, 900 raste të konfirmuara në javë

Eugena Tomini, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, përmes një lidhje "Skype" foli për Ora News për virozat e stinës dhe situatës së Covid në vendin tonë. Tomini theksoi se virozat respiratore janë me siptoma të ngjashme me ato të Covid dhe se duhet pasur kujdes me higjenën dhe distancën.

"Virozat respiratore me siptoma të ngjashme me ato të Covid. Duhet të respektohet higjena personale dhe distanca. Infektimi vjen përmes kontaktit. Nga lëvizja e popullatës dhe shkollat mund të vijë infektimi.

Nuk duhet të kemi panik. Popullata mbi 65 vjeç, fëmijët, gratë shtatzëna, janë disa prej grupeve të riskut për tu vaksinuar. Në tetor do jetë siguruar vaksina e gripit sezonal për grupet prioritare. Janë mesatarisht 90 raste të konfirmuara me Covid në javë", tha ndër të tjera Tomini.