Zjarri në pallatin në Tiranë/ Ahmetaj: U dogjën pjesërisht 3 banesa, Gjokutaj: Qytetarët të sigurojnë pronat
Arian Ahmetaj, shef i sektorit të inspektimit dhe parandalimit pranë zjarrëfikëses Tiranë ishte i ftuar në studion e Ora News ku foli për zjarrin që ra para pak ditësh në pallatin në Tiranë. Ahmetaj tha se vetëm 3 banesa janë djegur pjesërisht. Ndërsa përmes një lidhje "Skype", eksperti i sigurisë, Eduart Gjokutaj theksoi në Ora News se qytetarët duhet të sigurojnë pronat e tyre dhe të mbrohen nga fatkeqësitë natyrore.
Ahmetaj: Situata u vlerësua që në momentet e para që lajmëruan qytetarët. Detyra ynë kryesore ka qenë evakuuimi i banorëve. Në fillim u evakuuan banorët, pastaj u izolua zjarri. Pallati ka vetëm djegie të fasadës së saj. Vetëm tre banesa janë djegur, një ndër to është banesa ku filloi zjarri. Godinat e tjera nuk u dëmtuan, 3 banesa u dogjën pjesërisht.
Gjokutaj: Zjarri në pallatin në Tiranë, duhet të jetë sinjal për të regjistruar jo vetëm pronën, por edhe jetën e banorëve. Shteti të aktivizojë më mirë tregun aktual. Në tërësi mbrojtja kundër zjarreve është në varësi të bashkive, të cilat kanë buxhet të vogël. Qytetarët të sigurojnë pronat, të mbrohen nga fatkeqësitë natyrore.
