Armë dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2023, 14:32
Një 18-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë, pasi u kap me armë dhe lëndë narkotike në banesë.
Gjatë kontrollit në banesën e të riut me iniciale E.Sh. në lagjen nr. 1, policia gjeti të fshehur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat i mbante pa leje. Në shtëpi, u gjet edhe një sasi të vogël lëndë narkotike kokainë.
Arma, fishekët dhe lënda narkotike kokainë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që ka nisur hetimi nga ana e Prokurorisë.