Zjarri që shkrumboi pallatin në Tiranë, Meçe: Materiali ishte i lirë, duhej përdorur shkumë për shuarjen e flakëve
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 15 Shtator 2023, 15:46
Inxhineri i ndërtimit, Arben Meçi përmes një lidhje "Skype" foli për Ora News për zjarrin që ra në pallatin 10 katësh në Tiranë. Sipas inxhinierit, Meçe materiali i përdorur në ndërtim ishte i lirë dhe i pa izoluar.
Meçe theksoi se nuk duhej përdorur ujë për shuarjen e zjarrit, por shkumë.
"Materialet e përgjithshme të mos përdoren pa kriter. Materiali ishte i lirë dhe i pa izoluar. Kemi shkelje të rregullit universal.
Uji nuk duhej përdorur për shuarjen e zjarrit. Ai material kërkon shkumë", tha ndër të tjera Meçe.
