Ekspertiza e zjarrfikësve: Dyshohet se zjarri nisi nga kondicioneri i apartamentit të parafundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2023, 17:46
Sipas një ekspertize të bërë nga specialistet e zjarrfikëses në Tiranë, dyshimet më të mëdha të rënies së zjarrit në pallatin e djegur është një kondicioner.
Masa elektrike është shkaktuar pikërisht në kondicionerin e lënë ndezur, çka dyshohet se rrjedhimisht ka sjelle rënien e zjarrit.
Për shkak të nxehtësisë nga masa elektrike pjesë të ndryshme të kondicionerit janë djegur.
Përhapja e flakëve më pas kanë sjellë djegien e pjesës më të madhe të fasadës së jashtme dhe dhjetëra apartamenteve.
Kondicioneri besohet se është lënë ndezur në momentin kur ka bërë masë elektrike.
