Drogërat në shkolla, Gjini: Rastet janë shtuar, duhet koordinim i të gjitha strukturave për parandalimin e këtij fenomeni

Zamira Gjini, drejtore e politikave arsimore MAS pëmes një lidhje "Skype" në Ora News foli për rastet e drogërave në shkolla. Gjini tha se ky është një fenomen shqetësues dhe se duhet një kordinim i të gjitha strukturave për parandalimin e këtij fenomeni.

"Rastet e drogërave në shkolla janë shtuar. Ky është fenomen shqetësues. Duhet të realizohen procese për parandalimin e këtyre fenomeneve.

Nuk janë vetëm strulturat e arsimit, por duhet një kordinim i të gjithë strukturave për parandalimin e këtyre fenomeneve", tha ndër të tjera Gjini.