Veriu i Kosovës/ Ekspertët e sigurisë, Ibishi dhe Elezi: Në çdo moment gjendja mund të përkeqësohet, SHBA e shqetësuar
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 15 Shtator 2023, 21:18
Dy ekspertët e sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi dhe Bedri Elezi përmes një lidhje "Skype" folën për Ora News për situatën në veri pas dështimit të bisedimeve mes Kurtit dhe Vuçiç. Sipas dy ekspertëve, në çdo moment gjendja në veri të Kosovës mund të përkeqësohet dhe se SHBA është e shqetësuar.
"Kemi vetëm dy kërcënime virtuale ndaj Kryeministrit Kurti dhe ministrit Sveçla. Departamenti amerikan ka konstatuar se situata në 4 komunat në veri është e rëndë. Grupet kriminale serbe kanë armatime e arsenale luftarake.
Shqetësimet e SHBA janë se në cdo moment mund të plasë konflikti në veri të Kosovës. Në cdo moment gjendja mund të përkeqësohet në veri, SHBA e shqetësuar", thanë ndër të tjera dy ekspertët e sigurisë, Ibishi dhe Elezi.
