Basha bashkon votat me PS-në: Rritje e pagave për gjyqtarët e Kushtetueses, i shërben hetimeve kundër korrupsionit
Teksa në Kuvend pritet votimi për rritjen e pagave për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, ku demokratët e Rithemelimit kanë paralajmëruar votën kundër, mësohet se cili do të jetë vendimi për këtë nga deputetët e grupit të Lulzim Bashës.
Ishte vetë kryedemokrati i cili njoftoi se ka vendosur të bashkojë votat me socialistët për draftin që parashikon rritjen e pagave për gjyqtarët kushtetues.
Për gazetarët Basha foli për dobishmërinë e rritjes së pagave për gjyqësorinë dhe se vota e tij dhe e grupit parlamentar që ai drejton do të jetë pro rritjes së rrogave për gjykatësit.
Për Bashën, gjykatës me paga më të mira dhe një gjyqësor i mirëpaguar i shërben hetimeve dhe luftës kundër korrupsionit.
Lulzim Basha: Çdo rritje për gjyqësorinë, për gjykatën e lartë për gjyqatrët e tjerë i shërbenë gjyqësorit. Gjyqësori me rroga të larta është i pavarur për të marrë hetime kundër korrupsionit.
Nderkaq Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare ndryshimet në qeveri. Kështu deputetët e Kuvendit miratuan me 105 vota pro shkarkimin e ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
Kuvendi gjithashtu miratoi me 74 vota pro dhe 30 kundër emërimin e Ervin Metes në postin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë.
Kuvendi gjithashtu miratoi me 73 vota pro, 30 kundër emërimin e Delina Ibrahimaj në postin e ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.


