Shabani: Hetimi i sterilizimit është vonuar jashtëzakonisht shumë. Por tani ka nisur të lëvizë rrota e drejtësisë, vështirë të ndalet

Përfaqësuesi i “Nismës Thurje”, Endri Shabani deklaroi se kjo nismë ka qenë ajo që e çoi në Prokuorinë e Posaçme Anti Korrupsion dosjen e koncesionit korruptim të sterilizimit.

Në studion e emisionit “Ora e Betit” të moderatores Beti Njuma në “Ora News”, Shabani deklaroi se kallëzimi është bërë në javën e parë të punës së SPAK-ut.

“Në 22 dhjetor ne shkuam te SPAK dhe i kërkuam që të hetonte megjithëse dosja ishte mbyllur. Kanë kaluar 3 vite e gjysëm, edhe pse 3 vitet e para kanë qenë një kohë e humbur.

Pasi atje nga një presion dhe tërheqje nga qeveria që kërkon që të mos hetohen njerëzit e saj. Nga ana tjetër ka një presion të vazhdueshëm të amerikanëve dhe ndërkombëtarëve të cilët i kërkojnë SPAK-ut hetime të thelluara.

Por përtej kësaj mendoj se ky hetim nuk ka arritur në nivelin ku duhej të ishte, është vonuar jashtëzakonisht shumë.

Por është bërë një progres, pasi ka atje prokurorë të guximshëm dhe ka një vazhdimësi në mbështetjen e saj për të hetuar dhe për ta çuar më para.

Sepse kërkohet guxim që të fusësh disa njerëz në burg. Në momentin që vihet në lëvizje kjo rrotë e drejtësisë, bëhet e vështirë më pas që ta ndalojnë”, theksoi Shabani.