Përfundon mbledhja e Bashës me Kolegjin e Kryetareve, ja çfarë u vendos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2023, 21:55
Ka përfunduar pas rreth dy orësh e 30 minutash mbledhja e Lulzim Bashës me Kolegjin e Kryetarëve të Partisë Demokratike.
Gjatë mbledhjes mësohet se është vendosur që të gjitha strukturat e PD-së në të gjithë vendin t’i nënshtrohen zgjedhjeve, proces që planifikohet të përfundojë në 31 dhjetor, me qëllim që partia të jetë gati për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Zgjedhjet për strukturat e degëve të PD-së do të nisin pas 5 tetorit, ndërsa deri në këtë datë do të kryhet procesi i verifikimit të plotë të anëtarësisë.
Basha ka deklaruar se do të publikojë emrat e kandidatëve për deputetë brenda 31 marsit.