Takimi i dytë nën drejtimin e Gazment Bardhit, deputetët e PD dhe aleatët mblidhen sërish në Kryesinë e Kuvendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2023, 14:05
Deputetët e Partisë Demokratike dhe aleatët e tyre u mblodhën në një takim me dyert të mbyllura në kryesinë e Kuvendit.
Ky ishte takimi i dytë pas takimit përbashkues mes deputetëve të PD-së.
Ditën e sotme deputetët pritet të firmosin kërkesën që do t’i drejtohet Kuvendit për të ngritur komisionin për hetimin e koncensioneve në shëndetësi, për hetimin e vjedhjes së të dhënave të sistemit TIMS dhe komisionin për hetimin e konfliktit të interesave për pushtetarët.
Në takimin me dyer të mbyllura, i cili ka nisur në orën 13:00, do të diskutohet edhe për qëndrimin që do të kenë këta deputetë ditën e nesërme në seancën parlamentare.