Situata politike, Mërtiri: Të gjithë janë në luftë kundër të gjithëve. Pa ikur Berisha s’mund të bjerë Rama, janë bashkë
Për analistin Ergys Mërtiri situata politike është shumë e rënduar dhe asnjëra nga palët nuk është e interesuar për ta zgjidhur këtë kaos në të cilin e kanë përfshirë vendin.
Dhe rikthimi i Lulzim Bashës është e vetmja mundësi për ndezjen e dritës së shpresës për ndryshimin e kësaj klase politike.
“Gazment Bardhi ka interes të qëndrojë në politikë pasi u largua nga Partia Demokratike zyrtare. Ai është bërë pjesë e një fraksionin për arsyen e vetme që janë kundër Lulzim Bashës, dhe mbajtja e tij bëhet vetëm për të luftuar Bashën.
Por në fakt të gjithë janë kundër të gjithëve, ndaj është kjo situatë që është. Sali Berisha është strumbullari dhe pjesa kanceroze e politikës shqiptare.
Pa u larguar Sali Berisha nga politika nuk mund të ketë bashkim të demokratëve apo të vetë opozitës.
Sepse vetëm një largim i tillë mund të krijojë kushtet e duhura për luftimin e kësaj qeverie tejet të korruptuar dhe skandaloze. Por pa ndodh ky largim kjo nuk do të ndodhë.
Pranda, Rama po e mbron Berishën duke e mbajtur në politikë, madje po i jep dhe kullat që ai të qëndrojë, si e vetmja formë për të mbajtur pushtetin e tij të degraduar”, u shpreh Ergys Mërtiri.


