Tryeza e dytë me Berishën, Bardhi: Morëm disa vendime të rëndësishme. Rama s'e vendos dot kryetarin e grupit parlamentar të PD-së

Pas përfundimit të mbledhjes mes Sali Berishës dhe deputetëve të PD, Gazment Bardhi foli para gazetarëve. Ai u shpreh ndër të tjera se sot u morën disa vendime.

“Kemi marrë disa vendim. Së pari vendosëm të propozojmë një paketë ligjore për të nisur punën për rritjen e pensioneve, ndihmës ekonomike, minimumi jetik.

Sa i takon llogaridhënies së qeverisë, do të ketë seanca dëgjimore në Komisione për çështje me interes për publikun. Kemi unifikuar të gjitha qëndrimet për rëndin e ditës në seancën e radhës.

As Edi Rama, e askush tjetër s'e vendos dot kryetarin e grupit parlamentar të PD-së”, u shpreh ai.