Sterilizimi, Vokshi: Ilir Beqaj i ka krijuar këto skema, që para se të vinte në pushtet. Ai është thjesht një hajdut, që po mbrohet nga Rama
Për deputeten e Partisë Demokratike Albana Vokshi shprehu rezervat e saj për hetimin e bërë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, në çështjen e koncesionit të sterilizimit.
E ftuar në emisionin “Ora e Betit” të moderatores Beti Njuma në “Ora News” deklaroi se nëse do të kishte drejtësi, situata në Shqipëri do të ishte krejt ndryshe.
“Nëse do kishim organe të Akuzës dhe të gjyqësorit të pavarura nuk do të kishte guxuar Ilir Beqaj të bënte këto koncesione. Sepse ai i ka krijuar. Madje ai i kishte krijuar që para se të vinte në pushtet, së bashku me Edi Ramën.
Ai njihej shumë mirë me Ilir Rrapajn dhe kanë pasur lidhje të hershme dhe të mos harrojmë se në hetime nuk është përmenduar asnjëherë InTech-u, sepse përmes saj janë bërë që kompania e tij të merrte të gjitha koncesionet.
Pra, Ilir Beqaj nuk është asgjë më shumë se sa një hajdut. Ka shkuar atje vetëm për të vjedhur dhe është akoma nën mbrojtjen e Edi Ramës. Nuk po e lëshon atë dhe nuk po i lë të lirë as SPAK-un që ta hetojnë atë”, deklaroi Albana Vokshi.


