FOTO+EMRI/ Mega-operacioni i policisë më qindra të arrestuar, ja kush është efektivi i ndaluar

Në opeacioni anti-drogë për ekzekutimin e mbi 100 urdhër-arresteve është ndërmarrë dje dhe sot nga Policia.

Disa nga të arrestuarit janë Glidi Ballolli, Francesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Sajmir Rexhepi, Stiven Faqolli.

Në pranga është vënë edhe një efektiv policie, Saimir Hysa, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe përkrahje të autorit të krimit.

Mes të arrestuarve dyshohet se ka edhe femra dhe minorenë.

Ky operacion i madh kombëtar anti-droge nga toka dhe ajri u zhvillua në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, si Elbasan, Fier, Shkodër, Durrës, Vlorë, Korçë.

Raportohet se deri më tani janë sekuestruar rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis në kryeqytet.

FOTO+EMRI/ Mega-operacioni i policisë më qindra të arrestuar, ja