A janë të sigurta shkollat tona? Softa: Pa elementët e sigurisë s’mund të mbrohen shkollat. Mësuesit e prindërit s’kanë informacion nga policia

Me nisjen e vitit të ri shkollor Policia e Shtetit dhe Qeveria njoftuan planin e masave për sigurinë në shkolla.

Por për ekspertin e sigurisë, Fatjon Softa, ajo që vihet re është mungesa e informacionit dhe e komunikimit mes policisë dhe drejtuesve të shkollave, mësuesve, nxënësve, apo edhe me prindërit.

Në studion e lajmeve në “Ora News”, Softa theksoi se shkollat nuk mund të mbrohen nëse nuk ka një zbatim rigoroz të të gjithë elementëve të sigurisë që janë të nevojshme për këto institucione. 

“Pa elementë të sigurisë nuk mund të mbrohen shkollat,  mësuesit dhe nxënësit janë të painformuar mbi planin e masave të Policisë së Shtetit.

Struktura të caktuara të policisë duhet të kenë komunikime të vazhdueshme me mësuesit, nxënësit apo edhe vetë prindërit e nxënësve”, u shpreh ndër të tjera eksperti i Sigurisë Fatjon Softa.

A janë të sigurta shkollat tona? Softa: Pa elementët e