“Plagosje e lehtë” Jashar e Bilbil Maja nuk pranojnë raportin mjeko-ligjor: Qesharak, drejtësia nuk na mbron (Dokumenti)

Është publikuar akt ekspertimi mjeko ligjor që lehtëson akuzat ndaj anëtarëve të fisit Rraja për dhunën barbare të ushtruar në Krujë m 6 korrik ndaj kushërinjve Jashar e Bilbil Maja.

Në dokumentin e hartuar nga mjeku ligjor Elton Serani thuhet se ngjarja ka qenë “plagosje të lehtë” pa rrezik për jetën, edhe pse citohen plagë si thurje e kockës në kokë dhe parakrah.

Ndërkohë, dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar janë kundër aktit të ekspertimit mjeko-ligjor nga ana e Elton Seranit.

Ata e cilësojnë si qesharak konkluzionin e ekspertit Elton Serani duke klasifikuar dhunën barbare si plagosje të lehte.

Dy kushërinjtë kanë konfirmuar se nuk do bëjnë ankim për ngjarjen në prokurori, duke çuar në dështimin e çështjes.

Sipas tyre çdo ankim i bërë në rrugë private nuk ka vlerë, pasi s’mund të jenë të mbrojtur nga kjo drejtësi dhe kjo polici.

Pritet që mos ankimi i tyre sjell pushimin e çështjes dhe njëkohësisht dhe lirimin e te arrestuarve nga burgu.