E denoncoi Berisha, policia: Një 16-vjeçar hodhi sprajt piperi në gjimnazin e Krujës

Një nxënës 16 vjeçar ka hedhur një spraj piperi në klasë në një gjimnaz në Krujë.

Si pasojë disa nxënës shfaqen shqetësime dhe disa po marrin ndihmën në spitalin e Krujës. Autori i dyshuar së bashku me një 17 vjeçar janë shoqëruar në komisariat. 

"Më datë 12.09.2023, në një gjimnaz në Krujë, një nxënës 16 vjeç ka hedhur në klasë, gjatë procesit mësimor, një sprajt me përmbajtje piperi, i cili si pasojë ka krijuar shqetësime te disa nxënës të klasës.

Nxënësit po marrin ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Krujë, ndërsa autori i dyshuar, së bashku me një 17-vjeçar, janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme." - njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.