Nisma "Thurje" kallëzon në SPAK ish-ministren e Bujqësisë dhe drejtuesit e AZHBR-së: Kanë abuzuar me fondet e BE-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2023, 11:48
Nisma "Thurje" ka kallëzuar në SPAK ish-ministren e Bujqësisë Frida Krifca për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian.
‘Fondet e IPARD janë vjedhur në Shqipëri. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë ne përjashtohemi nga fondet e BE-së. Jemi para një rasti dhe tradhtimi që i bëhet fermerit shqiptar. Fermeri shqiptar detyrohet ta bëj sot se është i tradhtuar nga qeveria e vet.
Ne jetojmë në një nga vendet më pjellore në Europë. Mirë që e kanë lënë fermerin vet, mirë që i heqin aksesin nëpër tregje fermerit, por edhe kur vijnë fonde nga BE, që ta ndihmojnë fermerin shqiptar edhe këto lekë i vjedhin me të njëjtën grup oligarkësh. Ky është populli më pro evropian në Europ", tha Shabani.
