Begaj: Nderim dhe respekt për “Heroin e Demokracisë”, Azem Hajdari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2023, 13:52
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përkujtoi sot liderin e lëvizjes studentore, Azem Hajdari.
“Nderim dhe respekt për “Heroin e Demokracisë”, Azem Hajdari”, shkroi Begaj, në një postim në rrjetet sociale.
“Lideri i Dhjetorit ‘90 me trimërinë dhe guximin e tij do të kujtohet ndër breza si prijës i demokracisë”, theksoi Begaj.
Azem Hajdari u vra në afërsi të selisë blu 25 vite më parë.