Policë të lidhur me krimin, Fishta: Vetëpastrimi i policisë të nisë nga drejtuesit. Të kapen të mëdhenjtë e jo të vegjlit!
Në një intervistë për “Ora News”, kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë Sadetin Fishta, komentoi situatën e krimit në vend.
Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë mbrëmjen e së shtunës në Vlorë ku u ekzekutua 41-vjeçari Leartiad Lekaj, Fishta u shpreh se krimi ka marrë përmësa të mëdha dhe të frikshme, ndërsa puna e Policisë në zbulueshmërinë e ngjarjeve të rënda kriminale nuk është në nivelin e duhur.
Por i pyetur rreth dosjes së përgjigjeme të autoritetve franceze në operacionin “Metamorfoza”, ku u arrestua kreu i Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltion Bistri, por edhe përfshirjha e policisë në ngjarje kriminale, si ajo pak ditëve më parë në ish-Bllok ku oficeri i policisë u përfshi në një sherr masive, Fishta theksoi se ka ardhur koha që të bëhet një vetëpastrim i thellë i Ppolicisë.
“Vetë-pastrimi apo vetting-u në polici nuk duhet të bëhet për efektivët e thjeshtë, por ai duhet të nisë urgjentisht me kokat e Policisë.
Ka ardhur koha që të kapen të mëdhenjtë dhe jo të vegjlit”, u shpreh ndër të tjera kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë Sadetin Fishta.


