VIDEO/ Spartak Braho në SPAK, ja çfarë deklaroi

Ish deputeti i PS-së dhe i LSI-së Spartak Braho është paraqitur sot paradite në SPAK.

Momentalisht nuk dihet përse është thirrur ndërsa vetë Braho u tregua i rezervuar ndaj gazetarëve të cilët u interesuan përse ndodhej atje.

"Isha për çështje personale", i ka thënë Braho gazetarëve kur ka dalë nga SPAK.