Kampionia e tenisit e zhytur në borxhe rrezikon 4 vite burg

Fituesja e 4 turneve grand slam, Arantxa Sánchez Vicario po kalon një nga momentet më të vështirë të jetës. Ajo dhe ish-bashkëshorti Josep Santacana po përballen me akuzat për mashtrim dhe rrezikojnë të dy secili nga 4 vjet heqje lirie.

Prokurorët kërkojnë këtë dënim për të dy pasi ata akuzohen se kanë fshehur pasuritë e përbashkëta me emra të tjerë për të evituar pagesën e një borxhi prej 7 milionë euro që i detyrohen Bankës së Luksemburgut.

Në një intervistë dhënë ditët e fundit për gazetën “El Pais”, aji u shpreh se është në një situatë shumë të vështirë financiare pasi pagoi gjysmën e shumës për bankën në fjalë por nuk ka asnjë mundësi të bëjë edhe pagesa të tjera.

“Është e gabuar që unë të paguar për gabimet e ish-bashkëshortit tim sepse të gjitha paratë i kam fituar me shumë sakrifica duke udhëtuar në çdo cep të botës e pas mijëra orëve stërvitje”, shprehet ajo.