“E putha sikur të ishte vajza ime”. Luis Rubiales flet për gjestin që e futi në telashe
Pak orë pas largimit nga posti i Federatës Spanjolle të futbollit që u shkaktua prej puthjes ndaj futbollistes Jenni Herrmoso në finalen e Kupës së Botës, ish-drejtuesi i institucionit, Luis Rubiales flet në një intervistë të gjatë për gazetarin britanik, Piers Morgan. Ai nuk lëviz asnjë cm. nga qëndrimi duke theksuar se qëllimet e tij ishin fisnike të shtyra nga entuziazmi dhe 100 % joseksuale.
“Në atë puthje nuk ka ngacmim, asnjë përmbajtje seksuale, aspak dhunë, asnjë nga këto. Ashtu siç putha Jenni-n do të kisha puthur edhe vajzat e mija. Mes miqve dhe familjarëve këto gjëra janë të zakonshme”.
Në fund ai shton se nëse do të kthehej pas në kohë do t’i kishte bërë gjërat ndryshe por nënvizon sërish se ai është një moment lumturie, feste dhe euforie.
