Rama: Hapet segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë Krujë-Kamëz me Rinasin

Hapet segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë Krujë – Kamëz me Rinasin. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili ndau disa foto nga ky aks i ri rrugor.

Rama u shpreh se, ky segment rrugor i jep një akses të ri mjeteve pranë Aeroportit “Nënë Tereza”. Kjo rrugë e re përfshin edhe urën e Tapizës, theksoi kreu i qeverisë.

 

Postimi i Kryeministrit Edi Rama:

Hapet segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë Krujë - Kamëz me Rinasin, duke i dhënë një akses të ri mjeteve pranë Aeroportit “Nënë Tereza”
Kjo rrugë e re përfshin edhe urën e Tapizës.