U kap me armë gati për qitje, 36-vjeçari i arrestuar në Kamëz vite më parë vrau një person në Shëngjin

36 vjeçari Erind Mrruku, që u arrestua këtë të martë në Kamëz me armë zjarri me vete, rezulton i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Në Korrik të vitit 2010, Mrruku, asokohe 23 vjeç, ka vrarë shtetasin Fabian Nika pas një konflikti të çastit në Shëngjin.

Viktima ishte i dashuri i një këngëtareje të njohur. Në atë kohë, Mrruku u vetëdorëzua në polici disa orë pas krimit të kryer. 

Pasi u mor në pyetje, ai nuk ka pranuar të japë deklarime. Por për shkak se arma ishte me fishek gati për qitje, policia dyshon se mund ta përdorte në ndonjë ngjarje.