Dritan Goxhaj në burg, një prokuror i huaj që përfaqëson gjykatën e Hagës do ndjekë seancën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2023, 10:16
Një prokuror i huaj do të ndjekë nga afër procesin ndaj Dritan Goxhaj, ish-anëtari i UÇK-së, të arrestuar në Tiranë për llogari të Gjykatës Speciale.
Prokurori përfaqëson Gjykatën e Hagës.
Goxhaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.
Gjykata ka rrëzuar para disa ditësh kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Goxhajt.