Dedaj: Kjo është një qeveri zonë krimi, nën kërcënimin e drejtësisë, do të ketë goditje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2023, 22:02
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, gazetari Reldar Dedaj u shpreh se kjo është një qeveri e rënë dhe zonë krimi.
Ai shtoi se Pritet që të goditen sektorë të bashkisë së Tiranë, sepse janë kapur dhe ata po ndjekin paranë.
Dedaj: Kjo është një qeveri e rënë dhe zonë krimi. Nuk besoj se vendi do të shohë një zonë kaq e korruptuar. Pritet që të goditen sektorë të bashkisë së Tiranë, sepse janë kapur dhe ata po ndjekin paranë.
Pavarësisht frymëmarrjes së Ramës kjo është një qeveri nën kërcënimin e drejtësisë. Dumani nuk ia del dot i vetëm në këtë sistem të korruptuar dhe ku të gjithë i nënshtrohen liderave. Është e vështirë që të ketë rrotacion pa një mbështetje të fortë.
