Eros Grezda: Ishte ndeshje shumë e rëndësishme, grinta e Ramadanit ishte e mahnitshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2023, 00:20
Ish-futbollisti i Kombëtares tonë të futbollit dhe futbollist në ekipin e Partizanit në një prononcim për gazetarin Altin Sulçe u shpreh i lumtur për fitoren e kuqezinjve ndaj Polonisë.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme dhe tani jemi shumë afër maksimumit.
Të gjithë ishin shumë të mirë, por ajo grinta e Ramadanit më ka lënë të habitur, ishte e mahnitshme. Pastaj ai goli i Asanit na ka lënë pa frymë”, tha Grezda.

