Regjistër për krimet e Rusisë në Ukrainë, Shqipëria pjesë e marrëveshjes, hap edhe zyrë në Tiranë për Kievin
Shqipëria bëhet pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare për krijimin e regjistrit të dëmeve të shkaktuara nga agresioni rus kundër Ukrainës. Nisma e këshillit të Evropës është propozuar ne samitin e Rikuavikut ne maj.
Drafti u diskutua në komisionin e ligjeve, ku mori mbështetjen e mazhorancës dhe opozitës.
"Shqipëria është bashkëpërmbajtëse me SHBA për Ukrainën në Këshillin e Sigurimit për të denoncuar çdo lloj veprimi agresiv nga Rusia në Ukrainë. Shqipëria ka qenë ndër vendet e para e cila kë mbështetur vendimin e Këshillit të Evropës për përjashtimin e Rusisë nga ky këshill".
Në shqipëri do të hapet një zyrë e posaçme që do të jetë në dispozicion të ukrainës. "Kjo do të shërbejë edhe me lehtësimin e kontaktit me pretenduesit e mundshëm dhe publikun e gjerë në Ukrainë".
Regjistri i dëmeve do te dokumentoje çdo provë, humbje, apo lëndime të shkaktuara për të gjithë personat fizikë dhe juridike i cili do të themelohet nga Këshilli ë Europës në Hagë. Këtë të hënë u shënua dita e 565 e nisjes së sulmit ushtarak të moskës ndaj Kievit.
