Daku ua dedikon golin dëshmorëve të rënë për atdhe
Sulmuesi Mirlind Daku sërish emocional bëri një dedikim të veçantë pas golit të shënuar në ndeshjen me Poloninë:
"Për çdo gjë, njeriun e drejtë, Zoti i madh e ndihmon. Lotët e mi në ndeshjen e Pragës nuk ishin për rastin e humbur por për debutimin. Jam shumë i lumtur që e ndihmova sot ekipin në objektivin që kemi. Në momentin e golit nxorra jashtë çdo energji negative, m’u duk sikuri hoqa 100 kg. nga shpina ime.
Që kur e mora ftesën e besoja verbërisht se do të shënoja në këtë ndeshje me Poloninë. Kjo është për mua një arritje e madhe sepse pas ndeshjes së parë kam pasur shumë përkrahje dhe Zoti ma shpërbleu me gol. Këtë gol ua dedikoj të gjithë dëshmorëve që kanë rënë për atdhe dhe kanë bërë që sot ne të luajmë ndeshje të tilla në atmosferë të tillë".
Kristjan Asllani:
"E dinim që ishte ndeshje e rëndësishme por sot Polonia u mbrojt në pjesën e parë dhe ne gjetëm avantazhin me golin e Asanit dhe më pas shkoi mirë. Jemi shumë të kënaqur me këto tre pikë përballë publikut tonë. Kemi qenë një skuadër me gjithë kuptimin që nga minuta e parë deri tek e fundit. Me trajnerin aktual jemi bërë shumë të bashkuar dhe rrimë bashkë madje edhe jashtë fushës. Sylvinho është shumë i aftë në këtë drejtim dhe ka bërë shumë mirë".
Jasir Asani:
Rëndësi ka fitorja, u futëm për të fituar. Silvinjo ka bërë një kombëtare shumë të mirë. Fusha sna lejoi të luanim futbollin siç duam ne, por rëndësi ka fitore. Doja të krosoja për Cikalleshin dhe Uzunin, por fusha s’ma lejoi, se është shumë e keqe.
Kam pasur bisedime me FSHF edhe më përpara, por ska qenë e shkruar. Falenderoj Silvinjon, po mos ishte ai ndoshta nuk do të isha në Kombëtaren. Duhet të vazhdojmë kështu.
Tani për tani jam në Kore, të mbaroj kampionatin dhe të shikojmë. Kush nuk ka dëshirë që të luaj në Europë. Merita e gjithë suksesit është Silvinjo, Zabaleta dhe gjithë stafit. Një bluzë e kam unë, një tjetër do ia jap motrës.
