Atmosfera e jashtëzakonshme para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2023, 19:41
Kur kanë mbetur më pak se më pak se dy orë deri te fillimi i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë, atmosfera në Tiranë është e jashtëzakonshme.
Tifozët “KUQEZI”, tifo-grupi nga Prishtina “Plisat” dhe “Forca” nga Vushtrria, e kanë ndezur atmosferën në Tiranë, para stadiumit “Air Albania”.
Tifozët po brohorasin “Shqipëri etnike” e “UÇK”, duke treguar përkrahje tejet të madhe për kombëtaren “kuqezi”.
Më poshtë mund t’i gjeni disa video direkte të atmosferës në Tiranë.
