Triumfi ndaj Polonisë, “Urime Kombëtares”, reagimet e politikës pas fitores së Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar 2-0 ndeshjen e radhës kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Pas këtij rezultati historik kryeministri Edi Rama i cili e ndoqi ndeshjen nga stadiumi, ka publikuar një video të lojtarëve kuqezi të cilët shihen të përqafuar njëri tjetrin, pas një suksesi shumë të rëndësishëm.

Siç shihet në video, të gjithë lojtarët shihen të përqafuar.

Një urim për kombëtaren ka ardhur edhe nga presidenti Bajram Begaj.

"Urime kombëtares", shkruan Begaj teksa ka ndarë një foto.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet në reagimin e tij: “Urime të përzemërta skuadrës dhe tifozëve të mrekullueshëm kuqezi për fitoren historike dhe të merituar plotësisht”.

“Magji kuq e zi”, shprehet kreu i PD-së, Lulzim Basha në një postim në rrjetet sociale duke publikuar edhe foto nga ndeshja.

Me fitoren ndaj Polonisë, Shqipëria udhëheq Grupin E.

Ndeshja, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024, u përcoll me atmosferë elektrizuese nga tifozët kuqezi në stadiumin “Air Albania”, por dhe me emocione të mëdha. 

Nga një gol për pjesë i mjaftoi Shqipërisë që aktualisht është në krye të Grupit E në kuotën e 10 pikëve.