Gjermania pa trajner, federata shkarkon Hansi Flick
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2023, 17:27
Tronditet futbolli gjerman. Federata ka shkarkuar nga detyra trajnerin Hansi Flick pas humbjes turpëruese 4-1 në ndeshjen miqësore me Japoninë.
Vendimi është marrë pak orë pas ndeshjes edhe pse nuk është i papritur sepse kohët e fundit sinjalet për divorcin ishin shtuar.
Pas eleminimit nga faza e grupeve në Kupën e Botës pikërisht prej Japonisë, është skuadra aziatike që shkakton sërish kaos në radhët e Gjermanisë.
Sipas të lërditshmes "Bild", emri më i favorizuar në garën për të marrë drejtimin e 4 herë kampionëve të botës është Julian Nagelsmann.
