Rrugët e Tiranës vishen kuq e zi, shikoni pamjet që sjell Ora News (VIDEO)

Mijëra tifozë po vërshojnë drejt stadiumit “Arena Kombëtare” për ndeshjen Shqipëri-Poloni.

Stadiumi do të jetë me kapacitet maksimal ndërsa në fillim të ndeshjes, tifozët e grupit Kuqezi kanë organizuar një skenografi fantastike me mijëra flamuj dhe një mesazh për lojtarët në fushën e lojës.