FORMACIONI ZYRTAR! Sylvinho zgjedh 11 “luftëtarët” e mbrëmjes së sotme

Formacioni më i mirë për ndeshjen më të rëndësishme, trajneri Sylvinho tenton gjithçka për gjithçka me 4-3-3 e tij ku propozon një formacion luksi për sfidën me Poloninë.

Shumë i ngjashëm me formacionin e transfertës së Pragës kundër Republikës Çeke pasi disa ndyshime ia dikton edhe ritmi që patën disa futbollistë në “Fortuna Arena”.

Në portë Strakosha do të ketë përpara tij sërish në të majtën Mitajn e në të djathtën Hysajn me Gjimshitin dhe Ismajlin, ndërsa mesfusha formohet nga treshja Ramadani, Asllani, Bajrami.

Ndryshon sulmi në krahun e majtë ku Myrto Uzuni ul në stol Taulant Seferin ndërsa në majën e sulmit pozicionohet sërish Cikalleshi. Alternativat janë të bollshme dhe cilësore, duke filluar që nga Balliu në mbrojtje apo Gjasula në mesfushë dhe Daku, Muçi e Muja në sulm.

FORMACIONI ZYRTAR! Sylvinho zgjedh 11 “luftëtarët” e