Do gëzojnë apo qajnë? Si do reagojnë tifozët e “Dardanëve” po shënuan Xhaka e Shaqiri
Kosova do të përballet të Shtunën me Zvicrën që ka në ekip disa shqiptarë! Por si do të reagojnë ata nëse Xhaka e Shaqiri shënojnë? Ndiqni reagimet nga Kosova
Kombëtarja e Kosovës do të synojë të rikthehet tek rezultatet pozitive në përballjen me Zvicrën, ndeshje për raundin e pestë të fazës së grupeve të kualifikimeve drejt Kampionatit Evropian Euro 2024,
Ramadan Dumani, qytetar nga Prishtina, tha se dëshira e tij është që Kosova të fitojë, por nuk do i vinte keq edhe nëse Zvicra e Xhakës e Shaqirit, do të fitonte.
Një tjetër qytetar thotë se ata do të përkrahin kombëtaren, por thotë se do të festojë edhe po shënuan Shaqiri e Xhaka.
Të tjerë thonë se festojnë vetëm për Dardanët.
Pritshmëritë e tifozëve të Kombëtares së Kosovës janë optimiste
Ndeshja Kosovë-Zvicër do të luhet të shtunën a ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, të Prishtinës.
