Bajrami: Goli më i bukur që kam shënuar, Daku nuk mban dot lotët

Bajrami: Goli më i bukur që kam shënuar, Daku nuk mban dot
Nedim Bajrami u shpreh pas ndeshjes me Çekinë se ky ishte goli më i bukur i realizuar në karrierën e tij ndërsa në intervistën pas ndeshjes vuri theksin edhe në fokusin që duhet të ketë skuadra për ndeshjen e së dielës me Poloninë.

Më pas ishte Mirlind Daku që komentoi ndeshjen pro dukshëm i emocionuar për debutimin me fanellën kuqezi, ai nuk arriti t’i mbante lotët:

“Nuk e di, jam pa fjalë. Kur përfundoi ndeshja isha totalisht i emocionuar që arrita të debutoj me kombëtaren shqiptare. Për mua është arritje e madhe, për familjen time që kemi luftuar për të arritur këtë moment”.

VIDEO (Lotët e Dakut)